Tuesday, October 20, 2026
HomeLajmeKosovëThaçi dhe të tjerët: Specialja merr vendim për zhdëmtimet

Thaçi dhe të tjerët: Specialja merr vendim për zhdëmtimet

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se pas shpalljes së Aktgjykimit, Trupi Gjykues II vendosi që të zhvillojë procesin në lidhje me zhdëmtimet dhe të lëshojë urdhër për zhdëmtim në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët dhe nuk do t’i referojë viktimat për padi civile në Kosovë, në qoftë se nuk do të paraqiten kundërshtime nga Mbrojtja.

“Këto kundërshtime duhet të paraqiten deri më 22 shtator, ndërsa përgjigjet e Mbrojtjes së Viktimave dhe të ZPS-së duhet të dorëzohen deri më 25 shtator. Trupi Gjykues gjithashtu urdhëroi Mbrojtjen e Viktimave të dorëzojë kërkesën për zhdëmtime deri më 14 tetor, ndërsa ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë përgjigjet ndaj saj deri më 4 nëntor 2026”, thuhetë në njioftim.

Më shumë hollësi, përfshirë edhe lidhur me afatet e tjera të caktuara nga Trupi Gjykues, mund të gjeni në urdhër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram