Friday, September 18, 2026
HomeLajmeKosovëHamza: Protesta është në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Hamza: Protesta është në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie, i është bashkuar protestës së organizuar në Prishtinë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga organizatat e dala nga lufta.

Në një prononcim për media, Hamza e ka cilësuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale si të papranueshëm dhe, sipas tij, të pabazuar në fakte.

Ai tha se protesta nuk është e drejtuar kundër askujt, por ka për qëllim mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Kjo protestë është përkrahje e liderëve tanë, të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është protestë, solidarizim dhe përkrahje e pakufishme për ta dhe, sigurisht, nuk është e drejtuar ndaj askujt. Është përkrahje e plotë për ta dhe është në mospajtim të plotë me atë se çka ka ndodhur në Gjykatën e Hagës”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja do të ndërmarrë veprimet e nevojshme demokratike dhe ligjore lidhur me këtë çështje.

“Do bëjmë gjitha veprimet e nevojshme, demokratike, edhe protesta, por, edhe veprime ligjore. Besoj se sot do të konkretizojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Hamza.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram