Saturday, September 19, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i FSK-së kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Komandanti i FSK-së kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A5, e cila u mbajt në Zarë të Kroacisë.

Konferenca u zhvillua nën drejtimin e komandantit të Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), gjeneralit Alexus G. Grynkewich dhe me pjesëmarrjen e shefave të mbrojtjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë kësaj konference të nivelit të lartë, fokus i veçantë iu kushtua sfidave aktuale gjeopolitike dhe domosdoshmërisë për rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si një garanci për stabilitet afatgjatë dhe paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në kuadër të kësaj konference, Jashari zhvilloi takime me drejtues të lartë ushtarakë ndërkombëtarë, përfshirë gjeneralin Grynkewich dhe zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, gjeneralin Peter K. Scot.

Sipas njoftimit, gjatë takimeve u diskutua për rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, koordinimin operacional dhe mbështetjen e aleatëve euroatlantikë për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Jashari u takua gjithashtu me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajorin Stephen Osborn, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy forcave.

Sipas FSK-së, Jashari gjatë fjalimit të tij në konferencë kërkoi zyrtarisht që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut.

“Ai ritheksoi se tranzicioni i suksesshëm i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e bëjnë vendin një partner të besueshëm dhe të natyrshëm, i cili meriton të jetë pjesë e plotë e të gjitha strukturave dhe iniciativave të sigurisë euroatlantike”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram