Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë ushtrime të përbashkëta me ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria.
Sipas njoftimit të FSK-së ushtrimet do të zgjasin nga data 21 shtator deri më 2 tetor 2026.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 21 shtator deri më 2 tetor 2026 Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA, Kroaci dhe Shqipëri do të realizojnë ushtrimin fushor ‘VALOR SHIELD 2026’”, thuhet në njoftim.

