Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak

Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është akti më i madh i historisë sonë kombëtare.

“Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak. Toka u bë altar i lirisë dhe një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit legjendar Adem Jashari, e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe të bashkëluftëtarëve të tij, u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin”, tha Kurti.

Sipa stij, në rrjedhën historike të përpjekjeve të gjata politike e shoqërore për të drejta, barazi dhe dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese.

Ai tha se Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, për bashkim dhe për artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi dhe pavarësi, duke shtuar se qëndresa e familjes Jashari në Prekaz edhe e të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit, përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës dhe mbi të cilën u ngrit republika jonë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram