Wednesday, September 23, 2026
HomeLajmeKosovëRinia e Skenderajt kërkon drejtësi 

Rinia e Skenderajt kërkon drejtësi 

Me thirrjet “UÇK” dhe “Jo në emrin tim”, edhe të rinjtë e Skenderajt u mblodhën në sheshin “Adem Jashari”. Ata kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe kujtuan luftën, dëshmorët dhe sakrificën e popullit.

Në sheshin që mban emrin e Komandantit Adem Jashari, të rinj e të reja të Skenderajt u mblodhën për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Me brohoritjet “UÇK” dhe me thirrjet “Jo në emrin tim”, ata shprehën mbështetjen për krerët e UÇK-së.

“Zëri jonë do të jetë zë i dinjitetit, i kujtesës dhe i drejtësisë. Ata janë pjesë e historisë sonë, pjesë e luftës sonë dhe pjesë e rrugëtimit që na solli deri këtu.”

“Ne kemi lindur në një Kosovë që ekziston falë sakrificave të asaj kohe. Dhe për këtë arsye, kemi përgjegjësi të mos harrojmë. Sonte nga kjo shesh, zëri ynë është i thjeshtë: Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të vërtetën. Kërkojmë që historia t’i trajtojë me dinjitet.”

“Ata që e deshën lirinë tonë më shumë se jetët e tyre. Ata që na sollën lirinë e pavarësinë. Ata që thyen prangat e robërisë. Ata që u sollën dritë e shpresë fëmijëve tanë. Ata që e bënë realitet ëndrrën shekullore të popullit shqiptar për liri!” , u tha nga të rinjtë.

E nga fjalimet, në të cilat flitej për luftën e UÇK-së, dëshmorët e sakrificën e popullit, vend zunë edhe lotët e emocionet.

Aty mori pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili falënderoi rininë në mbarë vendin për mobilizimin e jashtëzakonshëm, me mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

“Unë e falënderoj gjithë rininë e Kosovës, e cila vërtet është ka e vlerëson luftën, gjakun, mundin dhe sakrificën e familjarëve të tyre. Prandaj faleminderit shumë rinisë, faleminderit shumë secilit që sot del dhe përkrah rininë e e Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

E të rinjve e të rejave në këtë organizim, mbështetje u dhanë edhe bashkëvendës të moshave më të mëdha, të cilët kërkuan liri për çlirimtarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram