Wednesday, September 23, 2026
HomeLajmeKosovëPDK-ja tërheq lëndët nga Kushtetuesja nëse LVV voton ndryshimet për Specialen

PDK-ja tërheq lëndët nga Kushtetuesja nëse LVV voton ndryshimet për Specialen

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Gjykata Kushtetuese, nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër”, ka thënë Çitaku.

Ndërkohë, LVV në një përgjigje për RTK ka thënë se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, ndërsa propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do ta shqyrtojë nga aspekti juridik.

LVV ka theksuar se çdo veprim duhet të ndërmerret pas vlerësimit të pasojave të mundshme juridike, veçanërisht në raport me procedurën e apelit në Dhomat e Specializuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram