Tuesday, September 29, 2026
HomeSportZhegrova pas humbjes: Nuk është me rëndësi goli, s’ishte nata jonë

Zhegrova pas humbjes: Nuk është me rëndësi goli, s’ishte nata jonë

Edon Zhegrova ka komentuar humbjen 3:1 të Kosovës ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Vjenë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi kosovar, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, tha se Dardanët nuk zhvilluan paraqitjen e tyre më të mirë, ndërsa theksoi se skuadra duhet t’i analizojë gabimet para ndeshjes së radhës.

“Sonte nuk ishte nata jonë. Gabuam sonte. Do t’i shohim gabimet që i kemi bërë për të parë se çfarë duhet të përmirësojmë në ndeshjen e radhës”, deklaroi Zhegrova.

Ai foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke sqaruar se një shqetësim i vogël nuk ishte serioz.

“Lojën e fundit kam luajtur nga minuta e parë. Jam në gjendje të mirë fizike. Kisha një shqetësim, por asgjë nuk ishte serioze. Austria ishte më e mirë se ne sot”, u shpreh ai.

Zhegrova realizoi golin e vetëm të Kosovës nga pika e bardhë, por për të ky gol nuk kishte shumë rëndësi në një natë kur skuadra pësoi humbje.

“Nuk është me rëndësi goli. E rëndësishme ishte që dëshironim të shënonim fitore. Nuk kam çfarë të them më shumë”, përfundoi Zhegrova. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram