ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 15 m/s.
Në dete parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/27 | Diell |
| Kukës | 9/20 | Diell re |
| Lezhë | 16/25 | Diell |
| Dibër | 8/21 | Diell re |
| Durrës | 13/28 | Diell |
| Tiranë | 14/28 | Diell |
| Elbasan | 12/27 | Diell |
| Berat | 8/29 | Diell |
| Vlorë | 14/28 | Diell |
| Korçë | 6/18 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/28 | Diell |
| Sarandë | 16/27 | Diell |

