Monday, September 28, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit

Moti në Shqipëri me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit

ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Në dete parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/27Diell
Kukës9/20Diell re
Lezhë16/25Diell
Dibër8/21Diell re
Durrës13/28Diell
Tiranë14/28Diell
Elbasan12/27Diell
Berat8/29Diell
Vlorë14/28Diell
Korçë6/18Diell re
Gjirokastër6/28Diell
Sarandë16/27Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram