By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trafik heroine dhe marijuane nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës, dënohet grupi i shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Trafik heroine dhe marijuane nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës, dënohet grupi i shqiptarëve
Lajme

Trafik heroine dhe marijuane nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës, dënohet grupi i shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 10:24 AM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Heroina tregtohej në Zvicër, marihuana në Itali. Dënohet grupi i trafikut të drogës, i menaxhuar nga shqiptarë me banim midis Como dhe Luça-s, grup që ishte zbuluar në vitin 2018 nga Guardia di Finanza. Teksa dy shqiptarë janë ende të pagjurmueshëm, mes tyre është dhe emri i Mariglen Memës, 35-vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në një lokal në Vlorë, ku po pinte kafe. Vrasja ndodhi në të njëjtën periudhë në të cilën përfunduan hetimet ndaj tij në Itali, thekson balkanweb.

Mema u vra nga një bashkatdhetar 33-vjeçar, i njohur për policinë italiane si i përfshirë në trafik droge. Hetimet zbardhën faktet se si ky grup kriminal ishte përgjegjës për ngarkesa të shumta me lëndë narkotike në Itali dhe Zvicër, ndërsa gjatë aksioneve për kapjen e tyre u sekuestruan 450 kilogramë marihuanë, 10 kg heroinë dhe 200 të tjera lëndë të destinuara për përgatitjen e heroinës. Sipas hetimeve, të dyshuarit importonin drogë nga Shqipëria për ta rishitur më pas në Itali dhe Zvicër, duke përdorur metoda të koduara komunikimi dhe sisteme komplekse për fshehjen e ngarkesave. Mediat italiane raportojnë se pjesë e këtij rrjeti është Altin Braho, 40 vjeç, banues në Como, Renato Burrelin, 34 vjeç nga Luça, i cili u ndalua në Como në nëntor 2013 me 200 kilogramë marihuanë të fshehura në furgonin e tij dhe i dënuar me 4 vjet burg.

Ndërkohë, me 4 vjet burg është dënuar Dorian Daku, 52 vjeç, ndërsa pas hekurave janë dhe Gentian Prifti, 45 vjeç dhe Arjol Rehxo, 39 vjeç, të dy banues në Shqipëri. Me 3 vite burg është dënuar Arjan Zejno, 53 vjeç, 2 vite e 10 muaj për Tomor dhe Alban Shehun, 84 e 54 vjeç, babë e bir. Ndërsa me dy vite burg u dënua Adelina Tafa, 34 vjeç dhe Elton Xherri, 41 vjeç.Nga hetimet rezulton se ky grup kriminal ka bërë transferta dhe kalime tranzite të drogës me sasi nga 1 deri në 30 kilogramë, aktivitet për të cilin të dyshuarit mblidheshin herë pas here në grupe nga tre apo katër persona, ku kishin detyra të ndryshme, që nga transporti, fshehjeje apo shpërndarjeje të lëndës.

You Might Also Like

Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen

Mbi 98% e kutive të numëruara, VV 49,52%, PDK 21,11%, LDK 13,65, AAK 5,69%

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një e treta e prodhimit të gazit bie për shkak të varfërimit të rezervave

Kosova Times Kosova Times March 29, 2023
Ekipi kryesor i Trump: Firebrands dhe Stallwarts
Milani përforcon vendin e dytë
Spanja e Portugalia nuk gabojnë
Presidentja Osmani në Kombet e Bashkuara: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve të paqes dhe sigurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?