Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeBotëMacron dënon sulmin rus ndaj Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës

Macron dënon sulmin rus ndaj Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar sulmin rus ndaj Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj institucioneve shkencore dhe së vërtetës.

Macron ka thënë se sulmet janë një tjetër dëshmi e asaj që ai e përshkroi si “përçmim armiqësor të regjimit rus ndaj shkencës dhe së vërtetës”.

“Sulmet i shtohen barbarisë së sulmeve të përditshme që godasin civilët ukrainas”, ka shkruar në X, Macron.

Ai ka shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar se Franca dhe Evropa do të qëndrojnë përkrah popullit ukrainas, i cili, sipas tij, po reziston me guxim, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram