Thursday, October 22, 2026
HomeLajmeKosovëShënohet Dita e Boshnjakëve në Kosovë

Shënohet Dita e Boshnjakëve në Kosovë

Me aktivitete të ndryshme festive është shënuar 28 Shtatori – Dita e Boshnjakëve në Kosovë. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

28 shtatori Dita e Boshnjakëve në Kosovë u shënua me aktivitete festive. Kjo ditë i kushtohet ruajtjes se identitetit, gjuhës kulturës dhe traditave të komunitetit boshnjak, i pranishëm ishte edhe kryminstri Albin Kurti.

” 28 shtatori është një datë e rëndësishme për historinë moderne të popullit boshnjak. Më 28 shtator të vitit 1993, në Sarajevë, e cila ishte e rrethuar nga forcat armike serbe në Bosnjë, u mbajt Kuvendi Boshnjak. Në kushtet e luftës, rrethimit dhe bombardimeve të vazhdueshme, ky kuvend mori vendimin historik për rikthimin e emrit kombëtar Boshnjak dhe të emërtimit gjuhë boshnjake për gjuhën e popullit boshnjak”, tha  Kurti.

” Sot shënohet 28 Shtatori, dita e një populli. Një popull që në Kosovë është kategori kushtetuese. Një komunitet që për nga numri i banorëve renditet i treti, pas shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa në qytetin tonë, në Prizren, jemi menjëherë pas komunitetit shqiptar”, tha Emilia Rexhepi, nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet jo shumicë jo serbe.

 ” Është një nder i madh që sot, së bashku me ju, të shënojmë 28 Shtatorin, Ditën e Boshnjakëve të Kosovës. Kjo ditë nuk është vetëm një datë në kalendar. Është dita e identitetit tonë kombëtar, e dinjitetit tonë, e kujtesës historike dhe e përgjegjësisë ndaj gjeneratave që do të vijnë”, tha Rasim Demiri, ministër i Zhvillimit Rajonal.

Dita e Boshnjakëve synon promovimin e trashëgimisë kulturore dhe traditave të komunitetit boshnjak në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram