Tuesday, September 29, 2026
HomeLajmeKosovëNë Kuvendin e Kosovës, dorëzohet peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac”

Në Kuvendin e Kosovës, dorëzohet peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac”

Peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac” është dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës. Iniciatori Bashkim Fazliu tha se janë mbledhur mbi 14 mijë nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt, ndërsa theksoi se peticioni kishte marrë mbështetje nga të gjitha subjektet politike në qytet.

Peticioni “Për një Ferizaj pa Uroshevac” u dorëzua në ditën e dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Iniciatori Bashkim Fazliu tha se ka marrë mbështetjen e qytetarëve për këtë iniciativë.

“Në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, 28 shtator, në ditën e dëshmorëve të Ferizajt, për respekt të të gjithë të rënëve, sot po e dorëzojmë zyrtarisht, peticionin. Janë mbledhur 14 mijë e 140 nënshkrime vetëm të qytetarëve të Ferizajt.Edhe në Ferizaj kur e kemi nisë këtë peticion, ka pasur mbështetje të plotë nga të gjitha subjektet politike”, tha Bashkim Fazliu, iniciator.

Ky peticion që u dorëzua sot, ka nisur zyrtarisht marrjen e nënshkrimeve me 18 korrik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram