Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që moti gjatë ditës së sotme të jetë kryesisht me diell, por me vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

