Wednesday, September 30, 2026
HomeEkonomi692 milionë euro remitanca nga mërgata gjatë janar – qershor 2026

692 milionë euro remitanca nga mërgata gjatë janar – qershor 2026

Kosova ka fituar 692 milionë euro remitanca nga mërgata, në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Ministrja e Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se kjo shumë është 5.7% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluarës.

“Për vite me radhë, nga çdo cep i Evropës dhe përtej Atlantikut, mërgata është pranë Kosovës. Me punën e saj, me sakrificën e saj dhe me kontributin e saj. Është pranë saj edhe sot, si pjesë e fuqisë ekonomike dhe e potencialit të Kosovës për të ardhmen. Vetëm në periudhën janar-qershor 2026, remitancat nga mërgata arrijnë në 692 milionë euro, apo 5.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shkruar Gërvalla në facebook.

Gërvalla ka vlerësuar se kjo shifër nuk tregon veç kontribut ekonomik, por lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi.

“Përgjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht rreth 12% deri në 14% të BPV-së së Kosovës”, ka vazhduar Gërvalla.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram