Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Sipas Ramës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare, si dhe për projektin “Embassy Zone”, i cili synon krijimin e hapësirave të dedikuara për ambasadat në kryeqytet.
“Prishtinën dhe Shqipërinë i lidhin afërsia, historia dhe shumë mundësi për të punuar së bashku”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

