Wednesday, September 30, 2026
HomeLajmeKosovëFulbrightët amerikanë nisin vitin e ri akademik në Kosovë

Fulbrightët amerikanë nisin vitin e ri akademik në Kosovë

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë bursistët amerikanë të programit Fulbright dhe një ekspert të programit për gjuhën angleze, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, bursistët do të angazhohen për tetë muaj në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, ku do të japin mësim në gjuhën angleze dhe do të zhvillojnë kërkime.

Ambasada ka theksuar se Programi Fulbright këtë vit shënon 80-vjetorin, ndërsa ka shprehur bindjen se grupi i ri do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve arsimore mes SHBA-së dhe Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram