Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë, kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta do të mbahet në orën 16:00, në sheshin e kryeqytetit.
Përmes një reagimi, Haradinaj ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar vendimin ndaj udhëheqësve të UÇK-së si të papranueshëm dhe të padrejtë.
“Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai e ka përmbyllur thirrjen me mesazhin: “Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”.
“Duke mbrojtur luftën e drejtë çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka deklaruar Haradinaj.

