Friday, October 2, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani: Partneriteti me SHBA-të mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm

Osmani: Partneriteti me SHBA-të mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Në njoftimin e ‘Presidencës’ thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën.

“Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”, theksohet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram