ATSH/ Vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në zonat malore, era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.
Në dete pritet valëzim i forcës 2–3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 8°C në Kukës deri në 28°C në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.
Në Tiranë temperaturat pritet të variojnë nga 15°C deri në 27°C, ndërsa në Korçë nga 9°C deri në 19°C. Në Sarandë temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 26°C.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 14/28 | Diell |
| Kukës | 8/22 | Diell |
| Lezhë | 15/25 | Diell |
| Dibër | 9/23 | Diell |
| Durrës | 14/28 | Diell |
| Tiranë | 15/27 | Diell |
| Elbasan | 15/27 | Diell |
| Berat | 12/27 | Diell |
| Vlorë | 15/28 | Diell |
| Korçë | 9/19 | Diell |
| Gjirokastër | 11/27 | Diell |
| Sarandë | 17/26 | Diell |

