Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët me temperaturat deri në 28° C

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperaturat deri në 28° C

ATSH/ Vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në zonat malore, era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.

Në dete pritet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 8°C në Kukës deri në 28°C në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

Në Tiranë temperaturat pritet të variojnë nga 15°C deri në 27°C, ndërsa në Korçë nga 9°C deri në 19°C. Në Sarandë temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 26°C.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër14/28Diell
Kukës8/22Diell
Lezhë15/25Diell
Dibër9/23Diell
Durrës14/28Diell
Tiranë15/27Diell
Elbasan15/27Diell
Berat12/27Diell
Vlorë15/28Diell
Korçë9/19Diell
Gjirokastër11/27Diell
Sarandë17/26Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram