Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës “Jo në emrin tim”, kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.
Tasholli ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00.
“Nga ora 16:00 ju pres të gjithëve në shesh! Për UÇK-në! Kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Tasholli.

