Thursday, October 1, 2026
HomeEkonomiOEK: Nga sot, produktet ‘Made in Kosova’ pa tarifa doganore në tregjet...

OEK: Nga sot, produktet ‘Made in Kosova’ pa tarifa doganore në tregjet e EFTA-s

Nga sot, 1 tetor 2026, ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Oda Ekonomike e Kosovës  përmes një komunikate e vlerëson këtë si një hap të rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi marrëveshja heq tarifat doganore për produktet kosovare dhe u krijon atyre qasje më të favorshme në katër tregje evropiane me fuqi të lartë blerëse.

Sipas OEK-ut, marrëveshja hap mundësi për rritjen e eksporteve dhe zgjerimin e produkteve “Made in Kosova” në një treg me mbi 15 milionë konsumatorë. Potencial të veçantë paraqet Zvicra, për shkak të lidhjeve të forta ekonomike me Kosovën, përfshirë remitencat, investimet dhe praninë e madhe të diasporës Kosovare”, thuhet në njoftrim.

“Përveç tregtisë së mallrave, marrëveshja krijon mundësi edhe për eksportin e shërbimeve, veçanërisht në TIK, ndërtim dhe shërbime profesionale. Ajo ofron gjithashtu një kornizë më të qëndrueshme për investime dhe partneritete të reja biznesore”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova ka eksportuar mbi 100.4 milionë euro mallra drejt vendeve të EFTA-s, ndërsa importet kanë qenë rreth 53 milionë euro.

OEK i inkurajon bizneset kosovare që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar eksportet, për të rritur standardet e produkteve dhe për të hyrë në partneritete të reja në tregjet e EFTA-s.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram