Sunday, October 25, 2026
HomeLajmeKosovëDy kompani amerikane garojnë për bateritë në Kosovë

Dy kompani amerikane garojnë për bateritë në Kosovë

Dy kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur ofertat e tyre për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive për ruajtjen e energjisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila njoftoi se tashmë pritet të nisë procesi i vlerësimit të ofertave.

Sipas saj, synimi është që punimet për realizimin e projektit të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm.

“Po i afrohemi realizimit të një prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në dekadat e fundit”, deklaroi Rizvanolli.

Sistemi i planifikuar do të ketë kapacitet prej 340 MWh dhe do të ndërtohet në dy lokacione, në Istog dhe Ferizaj.

Projekti është pjesë e Programit Kompakt, me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, i cili financohet përmes bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Millennium Challenge Corporation (MCC), dhe Qeverisë së Kosovës.

Rizvanolli ka shprehur mirënjohje për partnerët amerikanë, MCC-në dhe ekipin e MCA-Kosovës, duke theksuar rëndësinë e projektit për sektorin energjetik.

“Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike të Kosovës”, tha ministrja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram