Pulla postare e gazetës historike “Rilindja” i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Dr. Blerina Rogova Gaxha, priti sot në takim drejtorin e Drejtorisë për Zhvillimin e Biznesit në Postën e Kosovës, Ferki Maxhuni, së bashku me kolegë.
Gjatë takimit, Maxhuni i dhuroi bibliotekës pullën postare të “Rilindjes”, si një simbol të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të kësaj gazete.
Dhurimi u bë gjatë Javës së Bibliotekës në Kosovë, edicioni i së cilës i kushtohet trashëgimisë së “Rilindjes”, nën temën “Rilindja – Zëra në kujtesë”.

