Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: LDK i mbështet dhe i voton ndryshimet kushtetuese

Abdixhiku: LDK i mbështet dhe i voton ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se subjekti i tij politik i mbështet ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli, por ka thënë se ndryshimet në orët e natës nuk sjellin ‘bereqet’.

“Për të qenë shumë të qartë, LDK-ja i mbështet në parim amandamentet e tilla, sepse janë në frymë me bindjen tonë ideologjike. Presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga qytetarët drejtpërsëdrejti. Por më lejoni të shtroj këtë çështje që na takon neve si Kuvend, pavarësisht të gjitha vërejtjeve. Kushtetuta të ndryshohet natën, besoni, s’ka bereqet. Por, ta përsëris edhe njëherë: LDK i mbështet dhe i voton”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se duhet pasur parasysh dy çështje shumë me rëndësi. “E para këto amandamente kushtetuese janë hartuar edhe nga LDK në vitin 2011 dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga ne, sepse janë bindje ideologjike që datojnë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, pra presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Tani ky koncept kërkon një rregullim të ri kushtetues, do të duhej më tepër punë, por ja ku jemi në gjendje të tillë, le të themi se po i kapërcejmë këto. Çështja bazike është se prej vitit 2012, kur Gjykata Kushtetuese ka dhënë pëlqim, amandamentet që i keni para vetit – në qoftë se i keni lexuar – janë të pastruara prej komenteve të Gjykatës Kushtetuese. Ky Kuvend i Republikës nuk ka arritur asnjëherë t’i kalojë ato për një fakt shumë të thjeshtë: mungesë e vullnetit tek shumica e dyfishtë. Pra, përveç se duhen dy të tretat e shqiptarëve, duhen dy të tretat edhe të jo-shqiptarëve”, ka shtuar Abdixhiku.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram