Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëGalushi: Mbështesim amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Galushi: Mbështesim amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Deputeti nga LPRK, Erxhan Galushi, ka deklaruar se përkrahin amendamentet kushtetuese që synojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, duke mundësuar që kreu i shtetit të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Galushi tha se ka ardhur momenti për një hap të rëndësishëm demokratik.

“Ka ardhur momenti që të vendosim për mundësinë që presidenti i vendit të zgjidhet nga populli. Megjithatë, është e domosdoshme të sigurohen votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese”, tha ai. 

Deputeti theksoi se si pjesë e grupit multietnik do të përkrahin amendamentet, duke shtuar se komunitetet jo shumicë, jo serbe, mbeten faktor i rëndësishëm në funksionimin e institucioneve.

“Si pjesë e grupit multietnik, ne do t’i përkrahim këto amendamente dhe me këtë do të dëshmojmë se komunitetet jo shumicë, jo serbe, kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë faktor të rëndësishëm në zhbllokimin e çdo situate që paraqet pengesë për funksionimin e plotë të institucioneve tona”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram