Thursday, October 1, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës

Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në rrugën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.

Kryetari Abdixhiku theksoi se integrimi evropian është interes strategjik i Kosovës dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë mbetet i rëndësishëm për avancimin e këtij procesi.

“Po ashtu Abdixhiku dhe Hofreiter diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në dimensionin parlamentar dhe në forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet evropiane”, njofton LDK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram