Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “kanosja”.
Policia ka njoftuar se në rrugën “Kadri Bajri”, ku disa persona ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë kontrollit, te dy personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, njëra e llojit CZ dhe tjetra Zoraki, si dhe dy karikatorë dhe 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

