Friday, October 2, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen dy persona në Pejë, u kapën me dy pistoleta dhe 17...

Arrestohen dy persona në Pejë, u kapën me dy pistoleta dhe 17 fishekë

Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “kanosja”.

Policia ka njoftuar se në rrugën “Kadri Bajri”, ku disa persona ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë kontrollit, te dy personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, njëra e llojit CZ dhe tjetra Zoraki, si dhe dy karikatorë dhe 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram