Monday, November 16, 2026
HomeLajmeKosovëProtestuesit kërkojnë miratimin e ligjit për UÇK-në: Mos e zvarrisni më

Protestuesit kërkojnë miratimin e ligjit për UÇK-në: Mos e zvarrisni më

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, duke vendosur një baner me mesazhin “Voto Ligjin”. Përmes këtij aksioni, ata kanë kërkuar që të procedohet dhe të miratohet ligji për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli tha se protestuesit prej 17 ditësh po kërkojnë veprim institucional për këtë çështje, duke kritikuar vonesat në procedim.

“Jemi këtu sot, para Ministrisë së Drejtësisë, sepse koha e arsyetimeve ka skaduar”, deklaroi Kafegjolli.

Sipas tij, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, projektligji është duke u mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyre! Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së, dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar që institucionet të veprojnë sipas kërkesave të protestuesve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt!”, tha ai.

Kafegjolli iu referua edhe datës 6 tetor, duke i bërë thirrje Qeverisë që të mos e vonojë më tej procesin.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po i vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë!”, deklaroi Kafegjolli.

Ai kërkoi nga institucionet që t’i përgjigjen kërkesave të protestuesve dhe të ndërmarrin hapa për procedimin e ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram