Friday, October 2, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Presidenti, më i rëndësishëm sesa votimi i ndryshimit për Specialen

Haxhiu: Presidenti, më i rëndësishëm sesa votimi i ndryshimit për Specialen

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i zgjedhjes së presidentit është më me rëndësi sesa votimi i ndryshimit të ligjit për Specialen, të propozuar nga PDK, për të kundërshtuar aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së.

“Unë kam përcjellë disa prej qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës, natyrisht që nuk janë gjithmonë të njëjta, ndërrojnë nga dita në ditë, nga përfaqësuesi në përfaqësues. Pra nuk ka një konsistencë në qëndrimet e tyre. Sa i përket deklaratës së zotit Hamza, meqë është kryetari i partisë po e marr si të mirëqenë, unë nuk jam që të bëhem pazare për këtë çështje. Unë mendoj që të gjithë me përgjegjësinë më të lartë që kemi duhet të ulemi dhe të flasim për prioritetet që i kemi, sepse për mua më e rëndësishme është që ta zgjedhim presidentin se sa që ta votojmë ligjin (ndryshimet ligjore të iniciuara nga PDK-ja për ligjin për Dhomat e Specializuara)”, tha ajo në deklarim për media.

Ajo ka thënë se zgjedhja e presidentit mundëson adresim të kësaj kërkese në Kuvend dhe krijimin e një strategjie shtetërore.

“Për bindjen time më e qëlluar është strategjia e përbashkët ku mblidhen përfaqësuesit e institucioneve, ekspertë të fushës, ekipet mbrojtëse dhe përgatitemi e jemi në shërbim të ekipeve mbrojtëse në procesin e ankimimit në Gjykatën e Apelit, se sa të procedojmë nisma që ata vetë e dinë që mund të mos çojnë kërkund”, tha ajo.

“Prioritet mbi prioritetet është që ta kemi presidentin sepse edhe vetë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi nuk mendoj që do të ndiheshin që e kanë mbështetjen e shtetit në qoftë se ne me vetëdije të plotë e çojmë vendin në zgjedhje. Dhe sidomos, ju e dini shumë mirë që edhe pas zgjedhjeve situata nuk do të ndryshojë dhe sërish problemin e njëjtë do ta kemi në tavolinë. Atëherë pse jo tash? Pse duhet për të dytën herë na çojë çështja e presidentit në zgjedhje?”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram