Sunday, November 15, 2026
HomeLajmeKosovëÇitaku i përgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Çitaku i përgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i është përgjigjur ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me deklaratën e saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Çitaku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të jetë mbi çdo temë dhe prioritet tjetër.

“UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet!”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se, sipas saj, prioritetet përcaktohen nga qytetarët.

“Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në”, ka deklaruar ajo.

Çitaku u ka bërë thirrje institucioneve që, siç ka thënë, ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të procedohen në Kuvend.

“Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit!”, ka shkruar ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram