Friday, October 2, 2026
HomeLajmeKosovëMinistri kroat: Do ta forcojmë bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë

Ministri kroat: Do ta forcojmë bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka thënë se Kroacia duhet të bashkëpunojë me aleatët e saj, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, në Zarë, Anushiç tha se situata e sigurisë në rajon është e vështirë dhe e komplikuar, ndërsa theksoi se Serbia po armatoset intensivisht me armatim ofensiv.

Sipas tij, Kroacia ka përgjigje ndaj këtij zhvillimi dhe përmes pajisjes së forcave të saj të armatosura synon të kontribuojë në vendosjen e një ekuilibri të forcave në Evropën Juglindore.

“Kroacia duhet të ketë bashkëpunim me aleatët tanë, si Kosova dhe Shqipëria, të cilat kanë politika paqësore dhe politika të paqes, bashkëpunimit dhe stabilitetit”, ka thënë Anushiç.

Në panelin “Siguria evropiane në mjedisin e ri gjeopolitik” mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram