Friday, October 2, 2026
HomeLajmeKosovëGjini kritikon shkarkimin e Blerim Isufajt nga Prokuroria Speciale

Gjini kritikon shkarkimin e Blerim Isufajt nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

“Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales është një ndër veprimet më të gabuara të këtij regjimi! Kosova bëri edhe një hap të madh drejt totalitarizmit”, ka shkruar Gjini.

“Tashmë, për herë të parë që prej kohës së komunizmit, Kosova qeveriset nga një kastë me tipare të pastra të një regjimi totalitar”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Kreu i AAK-së ka vazhduar kritikat ndaj pushtetit, duke iu referuar edhe sloganit të përdorur më herët për luftimin e korrupsionit.

“Nga slogani ‘hajnat në burg’ përfundoi te ‘hajnat nën mburojën e pushtetit’”, ka shkruar ai.

Gjini është shprehur se Kosova ka njerëz të ditur dhe patriotë dhe se, sipas tij, qytetarët do ta rikthejnë qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit.

“Kosova ka mjaftueshëm njerëz të ditur dhe patriotë. Populli i Kosovës do ta rikthejë qeverisjen demokratike e të përgjegjshme dhe do ta rivendosë sundimin e ligjit. Por kjo duhet të ndodhë shpejt. Koston e kësaj mënyre të qeverisjes për një kohë do ta paguajnë qytetarët tanë”, ka deklaruar Gjini. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram