Për të 17-ën ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën moton “Jo në emrin tim”.
Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje sërish Kuvendit dhe Qeverisë, që ta votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin përse nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në, lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, ka thënë Haziri.

