ë paktën 11 persona u dërguan në spital me lëndime pasi çatia e një bari u shemb në rajonin La Rioja , në veri të Spanjës, thanë autoritetet sot.
Herët në mëngjesin e sotëm, afërsisht në orën 5:25 (ora lokale, 06:25 sipas orës greke), dyshemeja e një bari në qytetin e San Vicente de la Sonciera u shemb, e ndjekur nga një pjesë e tavanit , si dhe një mur i ndarë me një banesë fqinje.
Autoritetet në rajonin e La Rioja thanë se njëzet e pesë deri në tridhjetë persona mbetën të bllokuar brenda barit dhe shërbimet e emergjencës u detyruan t’i nxirrnin nga rrënojat. Zjarrfikësit po kërkojnë për çdo person tjetër të bllokuar dhe policia ka nisur një hetim për incidentin.
BRE

