Sunday, November 15, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pret ambasadorin e ri të Francës, temë bashkëpunimi dhe rruga evropiane

Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, temë bashkëpunimi dhe rruga evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Kurti i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Huchet dhe sukses në detyrën e re, ndërsa ka vlerësuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Në takim është diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me theks në Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe në fushat e infrastrukturës, teknologjisë dhe energjisë.

Temë e diskutimit ka qenë edhe rruga evropiane dhe proceset integruese të Kosovës. Kurti ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejme të Francës për avancimin e Kosovës në këto procese.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti i ka uruar ambasadorit Huchet mandat të suksesshëm dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram