Friday, November 6, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë pas incidentit me gurë dhe...

Arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë pas incidentit me gurë dhe thikë

Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar me gurë një burrë, po ashtu shtetas të huaj, dhe më pas ka thyer xhamin e një dere të terasës me thikë.

Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 03:00, në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas policisë, e dyshuara kishte qenë në një banesë dhe nga ballkoni kishte hedhur gurë në drejtim të ballkonit të viktimës. Si pasojë e këtij veprimi, viktima ka pësuar lëndime në këmbë.

Situata është përshkallëzuar më tej, pasi e dyshuara, e cila sipas policisë ishte agresive, dyshohet se ka përdorur një thikë për të thyer xhamin e derës së terasës dhe ka hyrë brenda.

Për shkak të rrezikut gjatë intervenimit, policia ka ndërhyrë me urdhër të prokurorit dhe ka hapur me forcë derën e banesës ku ndodhej e dyshuara.

Gjatë ndërhyrjes, nga ajo është konfiskuar thika, ndërsa më pas është shoqëruar në stacionin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram