Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës me Austrinë, duke thënë se Kosova luajti më mirë dhe se rezultati nuk pasqyroi atë që u pa në ndeshje.
“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë. Futbollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se Kosova pati së paku tri shanse të tjera për gol.
“Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë. Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjeve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën”, ka shkruar Kurti.
“Gëzuar Kosovë!”, ka përfunduar kryeministri.

