Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëTre të dyshuar ndalohen në Suharekë, u sekuestrohen narkotikë

Tre të dyshuar ndalohen në Suharekë, u sekuestrohen narkotikë

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në Suharekë, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 25.86 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy peshore për matjen e substancave narkotike, një mulli (grinder) për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla që dyshohet se shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Policia ka sekuestruar gjithashtu tre telefona celularë dhe një shumë parash të gatshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram