Personi që ishte goditur nga një veturë në Prishtinë, disa ditë më parë, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut.
Ai ka ndërruar jetë më 4 tetor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

