Sunday, November 29, 2026
HomeLajmeKosovëKamberi: Marrëveshja për bashkëdrejtimin e KKSH-së, hap i rëndësishëm

Kamberi: Marrëveshja për bashkëdrejtimin e KKSH-së, hap i rëndësishëm

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka vlerësuar si hap drejt konsolidimit të bashkëpunimit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës marrëveshjen për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Në një postim në Facebook, Kamberi ka bërë të ditur se marrëveshja u formalizua më 28 Nëntor në Qeverinë e Kosovës, në prani të kryeministrit Albin Kurti, nën udhëheqjen e Enkel Rexhepit.

Ai ka theksuar se respektimi i vullnetit të qytetarëve, gjithëpërfshirja dhe ndarja proporcionale e përgjegjësive duhet të jenë themelet e funksionimit të Këshillit.

Kamberi ka falënderuar Kurtin për angazhimin në bashkimin e politikës shqiptare në Luginë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës.

“Përbashkimi duhet të dëshmohet me bashkëpunim, punë dhe rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar Kamberi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram