Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëVeteranë dhe qytetarë para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve për Speciale

Veteranë dhe qytetarë para Kuvendit, kërkojnë votimin e ndryshimeve për Speciale

Veteranë të UÇK-së dhe qytetarë janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe te hyrja e deputetëve, duke kërkuar që ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen në të dyja leximet.

Një numër qytetarësh janë mbledhur që nga mbrëmja e së dielës para Kuvendit, në kuadër të protestës së organizuar nga iniciativa “Jo në emrin tim”.

Protestuesit kërkojnë nga deputetët që të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion, mëngjesin e sotëm, ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji pritet të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku kjo çështje është pika e parë e rendit të ditës.

Veteranët dhe protestuesit po kërkojnë që ndryshimet e këtij ligji të votohen sot në të dyja leximet.

Protestë para Kuvendit, shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, turmë dhe teksti
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram