Veteranë të UÇK-së dhe qytetarë janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe te hyrja e deputetëve, duke kërkuar që ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen në të dyja leximet.
Një numër qytetarësh janë mbledhur që nga mbrëmja e së dielës para Kuvendit, në kuadër të protestës së organizuar nga iniciativa “Jo në emrin tim”.
Protestuesit kërkojnë nga deputetët që të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion, mëngjesin e sotëm, ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji pritet të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku kjo çështje është pika e parë e rendit të ditës.
Veteranët dhe protestuesit po kërkojnë që ndryshimet e këtij ligji të votohen sot në të dyja leximet.
Protestë para Kuvendit, shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara


