Sunday, November 1, 2026
HomeLajmeKosovëUlutash pret ambasadorin francez, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ulutash pret ambasadorin francez, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutaş ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Duke qenë se mandati i tij si komandant i KFOR-it pritet të përfundojë në mesin e tetorit, Ulutash ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Francës në misionin e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram