Një thirrje për maturantët e shkollave të mesme në Prishtinë që t’i bashkohen protestës në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbrojtjes së vlerave të saj është duke qarkulluar në mesin e nxënësve.
Sipas njoftimit, maturantët janë ftuar që të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të protestës së veteranëve.
Në njoftim thuhet se pjesëmarrja e maturantëve është “obligative”, ndërsa nxënësve të klasave të tjera u bëhet e ditur se nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.
Në të njëjtin njoftim pretendohet se thirrja është përcjellë nga një këshilltare e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe se prindërit do të informohen për pjesëmarrjen e nxënësve në protestë.
Thirrja i atribuohet edhe Këshillit të Prindërve të Prishtinës, i cili, sipas njoftimit, u bën thirrje maturantëve t’i bashkohen organizimit në Sheshin “Skënderbeu”, nën moton “Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: Votojeni Ligjin”.
Megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur reagim apo konfirmim publik nga institucionet kompetente të arsimit në nivel lokal apo qendror lidhur me këtë njoftim dhe pjesëmarrjen e nxënësve në protestë.
Protesta është paralajmëruar në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë në Prishtinë kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa që nga e diela janë vendosur në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës. Veteranët po kërkojnë miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

TË FUNDIT

KDI: Protesta duhet të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve
Tahiri: Ligji për Specialen të kalojë sa më shpejt në lexim të dytë në Kuvend
Nis takimi Kurti-Hamza
Çitaku: Ligji për Dhomat e Specializuara dhe presidenti janë çështje të ndara
VIDEO

Lajme 15:00 22.07.2026
Lajme 13:00 22.07.2026
Lajme 11:00 22.07.2026
Artane Rizvanolli – ministre në detyrë e Ekonomisë – Mirëmëngjesi Kosovë 22.07.2026

