Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKosovëGjini: Gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje

Gjini: Gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka mbajtur konferencë për media nga selia e partisë, ku ka ngritur kritika rreth qeverisjes Kurti duke thënë se po e dërgon vendin në zgjedhje.

 “Duke e ditur që tri ditë i duhen ligjit për lexim të dytë, dje e kanë nxjerr ligjin për votim në Kuvend. Që nga data 8 kur janë kryer zgjedhjet ne e kemi pasur një parti që i ka fitu zgjedhjet. Ne e dimë që Aleanca e ka mbajtur qëndrimin e saj parimor, kemi treguar se cila është rruga për Kosovën. Nuk kemi kërku asgjë për vete. Kemi menduar si t’i japim Kosovës rrugë dhe zgjidhje. Mirëpo e kemi parë që ky nuk ka qenë qëllimi i partisë që ka fituar zgjedhjet. Sikur ta kishin pas seriozisht, kishin bisedu rreth ofertës që i kemi dhënë. Sot e kemi parë që Bekim Sejdiun ja propozon PDK-së dhe prapë e shohim qe nuk ka sinqeritet dhe seriozitet. Aleanca sot ju thotë qytetarëve se edhe pse i kemi edhe 5 orë, gjasat janë reale që Albin Kurti ia ka arrit qëllimit të vet që ta dërgoj vendin në zgjedhje”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram