Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.
Rama e ka cilësuar Shiroka Pulën si mike të çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, duke i uruar suksese në përgjegjësinë e lartë shtetërore.
“Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit”, ka shkruar Rama.
Ai ka shprehur gjithashtu përkushtimin e tij, si kryetar i Prishtinës, për bashkëpunim me presidenten.
“Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka thënë Rama.
“Ju priftë e mbara, Presidente!”, ka përfunduar ai.

